Aktuale Më shumë

Aktiviteti i biznesit ka shënuar rënie në muajin gusht

Prej tvteuta11:35, 6 Shtator 2022

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë u ul në gusht për të dytin muaj radhazi dhe qytetarët, nën presionin e inflacionit të lartë, ulën shpenzimet për nevojat bazë, duke hequr dorë nga udhëtimet dhe rekreacioni, tregoi studimi i S&P Global.

Indeksi i menaxherëve të blerjeve (PMI) ra në gusht me një pikë krahasuar me korrikun, në 48.9 pikë, vlera më e ulët në 18 muaj, njoftoi S&P Global.

Vlerat më të ulëta se 50 pikë tregojnë rënie të aktivitetit, raporton Hrportfolio.

Rënia e aktivitetit u thellua në gusht, me kompanitë dhe qytetarët që reduktuan shpenzimet ndërsa inflacioni u rrit dhe pasiguria e parashikimeve ekonomike u rrit,” tha kryeekonomisti i biznesit të S&P Global, Chris Williamson.

 

Ai tha se përkeqësimi është përhapur, kështu që tani vlerë më të ulët të aktiviteteve po shënojnë edhe shërbimet që bazohen në kontaktin e ngushtë me konsumatorët, si udhëtimi, turizmi dhe rekreacioni, të cilat kanë udhëhequr rritjen në pjesën e parë të vitit.

“Për shkak të kostos gjithnjë e më të lartë të jetesës, familjet janë të detyruara të reduktojnë shpenzimet për të gjitha produktet dhe shërbimet që nuk kanë nevojë”, shtoi Williamson.

 

Në kushte të tilla, kërkesa si për mallra ashtu edhe për shërbime u ul, ndërsa kërkesa nga jashtë shënoi rënie për të gjashtin muaj radhazi, më fuqishëm se porositë në tërësi.

Ndër vendet e përfshira në hulumtim, tregues më të keq regjistroi Gjermania, me rënien më të madhe të aktivitetit që nga fillimi i pandemisë Covid-19, si dhe rënien e shënoi edhe Italia.

Në Francë, Spanjë dhe Irlandë, aktiviteti u rrit në mënyrë modeste.

 

“Për sa i përket periudhës së ardhshme, aktiviteti mund të bjerë edhe më fuqishëm në shtator, duke gjykuar nga rënia e përshpejtuar e porosive të reja.

Kompanitë tashmë po reduktojnë numrin e punëtorëve, sepse qarkullimi i tyre është më i dobët se sa pritej, kostot po rriten ndjeshëm dhe ato janë duke luftuar me rritjen në të ardhmen”, përfundoi Williamson.

 

  • 1

    Radio