Aktivitete të shumta edhe gjatë muajit shtator

Prej tvteuta15:11, 24 Gusht 2016

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, mbajti një konferencë me gazetarë ku i njoftoi me aktivitetet kulturore që do të realizohen gjatë muajit shtator në komunën tonë. Qëllimi ynë tha kryetari Cungu është që të zgjasim sezonin turistik dhe të tërheqim mysafirët. Ai shtoi se Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike dhe Ambasada  Amerikane do të përkrahin aktivitetet kulturore me karakter rajonal dhe ndërkombëtar. Në muajin shtator – tetor do të organizohen këta aktivitete:

–         Festivali i Parë Ballkanik i Arteve ‘’ROSARY’’ me 1-4 shtator

–         Festival i Parë Ndërkombëtar i Muzikës   8-11 shtator

–         SLAGR Koncert  12 shtator

–         SEANEMA FILM FESTIVAL II Edition – MIND THE GAP 15-18 shtator

–         3RD Dolcinium International Festival   23-25 shtator

–         Simpozijumi shkencor ’’Konservimi dhe Mbrojtja e Qendrueshme e Kalasë’’  30 shator – 2 tetor.

 

  • 1

    Radio