Sociale Më shumë

Aktivitete për fillimin sa më të shpejtë të punimeve nga kredia e Bankës gjermane KFW

Prej tvteuta13:42, 26 Nëntor 2015

Në  kabinetin e Kryetarit  të Ulqinit  Fatmir  Gjeka  sot  u organizua takimi  ndërmjet  zyrtarëve komunal ,  përfaqësuesve  të N.P ,, Ujsjellës dhe  kanalizim ,, nga njëra anë dhe  përfaqësuesit   të Vodakomit  dhe  shtëpisë   konsultuese  gjermane   Sahsen wasser Z.  Richard Pope  nga ana  tjetër.

Të pranishmit  folën  për  ecurinë  e  aktiviteteve  që  janë  bërë, duke  vecuar   instalimin  e  programit  kompjuterik në  ndermarrjen – ujselles dhe kanalizim   i cili  ndër të tjera  do të  përmirësojë dhe  vjeljen e mjeteve  nga  konsumatorët, krahas kësaj   është  duke  u bërë   dhe aftësimi i  personelit . Pagesat  u tha,  se  janë  rritur në masën   dhjetë  perqind e  se   cmimi i ujit  nuk duhet korrigjuar  Edhe  sot   u fol  për  zvogëlimin e numrit të  punëtorëve në ndërmarrje dhe  u tha ,që  deri tani janë paraqitur  njëmbëdhjetë  punëtorë  që   të  lënë  me dëshirë  vendin e punës, kuptohet  me  kompensim.

Mbetet që  në  një  afat  sa më të shkurtër   në Kuvend  të  miratohen  vendimet   rreth  transformimit të  ndërmarrjes  në  fjalë , ndërkohë që  edhe komuna  duhet  të   shlyej  obligimet që  ka  ndaj  ndërmarrjes .Palët, njëzëri   u dakorduan që  ne  janar të  vitit të ardhëshëm  të fillojë  hartimi i  projektit  kryesore  , një projekt  i shumpritur  prej  vitesh dhe dekadash, që njëherë  e  përgjithmonë  do të përmiresonte   problemet   në  ujsellës dhe kanalizim   në komunën tonë dhe do   ti hapte rrugën dhe investimeve te tjera.

  • 1

    Radio