Aktivitet humanitar i Kishës së Braticës
Prej tvteuta18:01, 19 Korrik 2016
Për të katërtin vit me radhë kisha e Braticës në sheshin e Shën Ndout priti fëmijët jetim nga Sarajeva. Për rreth 15 ditë aq sa fëmijët do te qëndrojnë në Mal të Zi vizituan disa qytete, Ulqini ishte njëri ndër qytetet mikëpritëse i cili ju shtroj një darkë modeste dhe përgaditi një sërë aktivitetesh. Don Gabriell Grabanica është iniciatori i këtij aktiviteti humanitar.
Është ironia e fatit që disa çifte dëshirojnë të kenë fëmijë, por nuk munden, e nga ana tjetër ka nga ato të cilët i braktisin.
Murgesha e Krishtit Femi është e falenderuar për mikëpritjen dhe ndihmen që ju ofrojnë gjithë këto vite.
Në mesin e 17 fëmijëve është dhe vogëlushja 3 vjeçare Katarina e cila u braktis nga familja e saj kur ishte vetem 6 muajshe.
Izabela Pepgjonoviq është nje nga animatoret e shumte, e cila ishte e angazhuar të argëtonte të ftuarit.
Fëmijët ishin shumë të lumtur gjatë vizitës së kishës së Braticës dhe atë e shprehën para mikrofonit të televizionit Teuta.
Aktivitete të tjera humanitare do të vazhdojnë edhe në të ardhmen nga kisha e Braticës e cila sidomos në rastet e nevojës ka treguar që gjithë këto vite është në shërbim të tyre.