Sociale Më shumë

Aksioni i NP “Ujësjellës dhe Kanalizimi” – lehtësim konsumuatorëve për shlyerjen e borxheve

Prej tvteuta13:25, 16 Nëntor 2016

Aksionit të NP  “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Ulqini  “10 për 1/2/3 vjet” referenti i mardhënieve me publikun nga kjo ndërmarrje Edin Salaj tha për Televizionin Teuta se dita ditës janë duke iu bashkangjitur një numer i madhë i qytetarëve. Salaj tha se ky aksion ka për qellim që konsumatorëve të sektorit familajrë tu lehtësohet mënyra e shlyerjes së borxheve ndaj kësaj ndërmarrje. Të gjithë konsumatorët duhet të plotësojnë kushtin primarë, atë të shlyerjes së borxhit të tyre në 10 % dhe të nënshkruajnë kontratën për sa vite ato zgjedhin të shlyejn borxhin e mbetur. Salaj për Televizionin Teuta tha se borxhet kundrejt NP “Ujësjellës dhe Kanalizimi” nuk janë shumë të larta por gjithësesi ky aksion do të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes financiare të ndërmarrjes si dhe do tu lehtësojë shlyerjen e borxheve sektorit familjar.

  • 1

    Radio