Rajoni/Bota Më shumë

Aksion polici-EULEX kundër krimit të organizuar

Prej tvteuta11:14, 28 Prill 2016

Rreth 350 policë të EULEX-it dhe të Kosovës kanë realizuar aksionin më të madh kundër krimit të organizuar, ku dyshohet se janë të përfshirë 40 persona, ndërsa listën e kryeson ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla, i cili është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Gjatë aksionit në 42 objekte të ndryshme, policia ka arrestuar 6 persona, ndërsa deputeti Syla nuk është gjetur në shtëpi. Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar se, ai prej 10 ditësh ndodhet në arrati.Në një komunikatë për shtyp, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se, grupi kriminal i udhëhequr nga deputeti Syla përbëhej nga ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, avokatë të tjerë dhe qytetarë shqiptarë e serbë, të cilët kanë tjetërsuar prona në një vlerë prej 30 milionë eurosh.

  • 1

    Radio