“Merimanga” në aksion për zhvendosjen e makinave të vjetra
Prej tvteuta8 August 2016

Nga dita e nesërme , me 9 gusht, policia komunale do të nis aksionin për zhvendosjen e makinave të vjetra që kanë okupuar hapësirat publike dhe trotuarët, deklaroi për televizionin Teuta, kryeshefi i policisë komunale , Saubih Mehmeti. Ai thotë se qysh para një muaji policia në çdo veturë ka ngjitur njoftimin që pronarët ti menjanojnë veturat e tyre, në mënyrë që tu shmangen shpenzimeve të konsiderueshme , të cilat janë më së pakti 200 euro. Përveç kësaj duhet të paguhet edhe qëndrimi në vendin e caktuar , ku pas 10 ditëve automjetet i dorëzohen Drejtorisë për Pasuri të Malit të Zi, sqaron Mehmeti. Sipas të dhënave të cilat posedon policia komunale në komunën e Ulqinit ndodhen rreth 50 vetura që kanë okupuar hapësirat publike, por pas njoftimin ky numër ka rënë në 30.