Aksion për largimin e lypsarëve nga rrugat e Ulqinit
Prej tvteuta9 August 2016
Fundjavën e kaluar me iniciativë të Policisë Komunale është realizuar aksioni për largimin e lypsarëve nga rrugët e Ulqinit. “Kemi marrë një aksion për largimin e lypsarëve nga rrugët e qytetit në bashkpunim me Drejtorinë e Policisë,dhe Qendrën për Punë Sociale ku për qëllim kishim të bëjmë identifikimin e tyre, dhe ti transportojmë nga vendet që vinin”, thotë prë televizionin Teuta shefi i policisë komunale Saubih Mehmeti. Ato kanë procesuar 20 persona që vinin nga Podgorica me vendbanim në Konik, ndërsa 2 ishin shtetas të huaj të cilët janë transportuar dhe ju është ndaluar hyrja për gjashtë muaj në Mal të Zi. Disa nga të procesuarit janë me vendbanim në komunën e Ulqinit. Mehmeti thotë se ka të bëjë me krim të organizuar ,për zbardhjen e plotë të të cilit nevojitet ndihma e institucioneve të tjera relevante.