Aktuale Më shumë

Aksion për flamurin e kaltërt

Prej tvteuta15:54, 30 Gusht 2016

OJQ “Ecovita” e cila merret me aksione të shumta ekologjike, me sukses e realizoj dhe projektin e fundit. Me pëlqimin e “Të Mirave Detare” aksioni i fundit ka të bëj me përmbushjen e kriteriumeve ndërkombëtare për plazhet të cilat synojnë flamurin e kaltërt.

Nga data 10 korrik, çdo 10 ditë kanë realizuar nga një pikë të cilat ishin të parapara me aksione. Plazhet të cilat dëshirojnë ti valvitet flamuri i kaltërt duhen të përmbushin 32 kriteriume, kështu deklaron kryetari i organizatës Rasim Lika. Marrja e flamurit të kaltërt bazohet në përmbushjen e kritereve në 4 lami: edukimi ekologjik dhe informim, kualitetit të ujit, menaxhimit ekologjik dhe shërbimeve të sigurisë. Vitin e kaluar në Ulqin janë ndarë 7 flamuj të kaltër, që do të thotë plazhet të cilat e gëzojnë këtë titull janë të standareve bashkohore.

Këtë viti OJQ “Ecovita” aksionet i ka realizuat në 6 plazhe: Evropa, Safari, MCM, Toni Grill, Cabo dhe Pearl Beach, ku ka bërë shpërndarjen e mjeteve propaganduese. Kryetari i OJQ “Ecovita” Rasim Lika është i kënaqur me kushtet që ofrojnë plazhet e Ulqinit, sipas tij një numër i mirë i plotësojnë të 32 kriteriumet të cilat janë të nevojshme për marrjen e flamurit të kaltërt.

  • 1

    Radio