Aksion i pastrimit-Të kontribuojmë për një mjedis të pastër
Prej tvteuta6 April 2016
Komuna e Ulqinit- Kryetari i saj Z.Nazif Cungu me bashkëpunëtorë përshëndesin nismën e inicuar nga OJQ-të për akcionin e paralajmëruar për datën 10 prill e që ka të bëjë me pastimin e ,,Pyllit të Pishave,, Ruajtja e mjedisit do të jetë një nga prioritetet tona tha Cungu dhe shtoi se ne, duhet ti kushtojmë më shumë rëndësi mjedisit. Kur është në pyetje kjo pjesë kaq atraktive për Ulqinin, pjesë me bukuri të vecantë natyrore , dhe ambient clodhës për vendas dhe të huaj , Kryetari Cungu ka kërkuar nga udhëheqësit e NP ,,Të mirat detare,, që urgjentisht të punohet projekti dhe Pyllit të Pishave i cili viteve të fundit është dëmtuar dukshëm , ti kushtohet vëmëndja e duhur .Në këto punë do të jetë e kycur edhe NP Veprimtaritë komunale. Me inaugurimin e murit mbrojtës dhe parmakëve të rinj , kjo pjesë është bërë shumë tërheqëse për vizitorët. Pas, këtij akcioni mesiguri që akcion i ngjashëm me përmasa më të mëdha pritet më 22 prill në shënim të Ditës Botërore të Tokës