Aktuale Më shumë

Aksion pastrimi në Bunë më 18 shtator

Prej tvteuta17:40, 12 Shtator 2022

Në derdhjen e lumit Buna në Detin Adriatik, në kufi me Shqipërinë, është krijuar një deponi e madhe e mbeturinave. Ndotja e kësaj zone u vërejt edhe në video që qarkullonin nëpër rrjetet sociale gjatë fundjavës.

Lidhur me këtë nga festivali Sea Dance kanë njoftuar aksion pastrimi. “Me mbështetjen e Rivierës së Ulqinit dhe qytetit të Ulqinit, festivali Ada Divine Awakening do të organizojë pastrimin e deponive më 18 shtator, duke filluar nga ora 12:00 dhe janë të ftuar të na bashkangjiten rë gjithë adhuruesit e Adës së Bunës. Përmes pastrimit të deponive pjesëmarrësit , organizatorët dhe vullnetarët do të shprehin mirënjohjen e tyre për këtë vend të jashtëzakonhsëm dhe do të kontribuojnë në ruajtjen e tij”, thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio