Aktuale Më shumë

Aksion i policisë në Kotorr. Arrestohen disa persona

Prej tvteuta17:14, 24 Tetor 2022

Në Kotorr ditën e sotme si rezultat i një aksioni policor janë arrestuar disa persona, të cilët dyshohet se janë të lidhur me grupe të organizuara kriminale, njofton Drejtoria e Policisë (UP) në Twitter. Sipas informacioneve jozyrtare, efektivët e policisë janë në kërkim të personave të afërt me klanin kriminal  Kavaç.

Nga Drejtoria e Policisë thonë se aksioni është kryer në bashkëpunim me Sektorin Kundër Krimit të Organizuar dhe Prokurorinë Speciale të Shtetit. “Në zonën e Kotorrit po kryhen aktivitete në drejtim të grupeve të organizuara kriminale. Janë duke u bërë kontrolle në disa lokacione dhe disa persona janë arrestuar”, ka thënë nga Drejtoria e Policisë.

  • 1

    Radio