Aksident tragjik në Lezhë: Humb jetën i riu nga Ulqini

Prej tvteuta10:51, 30 Maj 2016

Një ngarje tragjike ka ndodhur natën e mbrëmshme në rrugën Tiranë-Shkodër, ku në afërsi të Lezhës si pasojë e një aksidenti rrugor ka humbur jetën Gazmir Mustafiq, 27 vjec, banor i Ulqinit.

Sic raportojnë mediat shqiptare, automjeti i tipit Audi A4 i drejtuar nga shtetasi shqiptar Albert Delaj, 30 vjec, është përplasur me  automjetin Audi A6 me targa UL- AS 193, i cili si rezultat ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin tjetër të tipit Benz të drejtuar nga D.N 44 vjeçe , banuese e Lezhës.

Policia shqiptare ka arrestuar në vendngjarje shtetasin Albert Delaj, i cili ishte në gjendje të dehur me 1,43mg/l alkool në gjak, ndërsa aktorët tjerë të aksidentit, drejtuesja e mjetit D.N dhe pasagjerja e saj M.Gj, ndodhen  në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga Televizioni Teuta u dërgojmë ngushëllimet më të thella familjes së viktimës në këtë aksident tragjik.

  • 1

    Radio