Aksident i frikshëm në Itali, shembet ura në autostradë

Prej tvteuta10:43, 29 Tetor 2016

Një aksident i rëndë dhe i frikshëm ka ndodhur në Lecco të Italisë. Ura në autostradën 36 që lidh Annone Brianza dhe Cesana Brianza është shembur në momentin kur aty po kalonte një kamion.Për fat të keq një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë u plagosën, tre prej të cilëve fëmijë, pasi kamioni ka kapur poshtë edhe automjete të tjera.

Pas këtij aksidenti ,trafiku është shmangur  në rrugët lokale,drejt veriut.Shoferi 50 vjeçar i kamionit, i cili shkaktoi këtë kolaps, është shtruar në spital me trauma në gjoks.Deri tani numërohet një viktimë, i cili  ishte në bordin e makinës që u shtyp nga kamioni.Nga rrëzimi i strukturës së urës u përfshinë edhe 4 automjete të tjera, ku një Audi u shtyp tërësisht.Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë.

  • 1

    Radio