Aktuale Më shumë

Akcizat e ulëta për derivatet e naftës edhe një muaj

Prej tvteuta17:05, 28 Shtator 2022

Qeveria e Malit të Zi planifikon të zgjasë edhe për një muaj uljen e akcizës së karburanteve, raportojnë mediat bazuar në burime pranë Qeverisë. Vendimi për uljen e masës së akcizës për shitjen e derivateve të naftës, e cila është aktualisht në fuqi, vlen deri më 30 shtator. Shteti ka më shumë se katër muaj që heq dorë nga një pjesë e të ardhurave nga akciza për karburantet, për këtë arsye të ardhurat në atë bazë janë dukshëm më të ulëta se sa ishte planifikuar.

Akcizat u ulën me 40 % më 10 maj, e pastaj edhe 10% të tjera në qershor,  d.m.th. gjithsej 50 %. Kësaj i kanë paraprirë ndryshimet në Ligjin për Akciza, të cilat janë miratuar nga Kuvendi më 5 maj. Propozimi për rebalancin e buxhetit, për të cilin diksutohet sot, parasheh që shteti të inkasojë 261 milionë në vend të 271 milionë eurove të planifikuara nga akciza. Ministria e Financave njoftoi më herët se të ardhurat më të ulëta prej 10 milionë ose 3.7% në krahasim me planin fillestar është shkaktuar kryesisht nga ulja e akcizës, gjë që ndikon në rënien e përgjithshme të arkëtimit të kësaj takse dhe deficiti në thesarin e shtetit.

Kur kjo masë u miratua. Ministria e Financave tha se më e rëndësishmja është që qytetarët dhe ekonomia të përfitojnë sa më shumë nga kjo masë, pavarësisht se ulja e akcizës reflektohet në të ardhurat e shtetit. Nëse qeveria nuk do të kishte ulur akcizën, çmimet e karburanteve do të ishin 25-30 cent më të larta.

  • 1

    Radio