Akcion humanitar i komisionit “Bereqeti”
Prej tvteuta28 February 2016

Komisioni “Bereqeti” i cili funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Ulqinit për qëllim ka të ndihmojë familjet që janë në kushte të vështira ekonomike. Në vazhdimësi të aktiviteteve që ka ndërmarë ky komision, kësaj radhe kanë përgaditur 120 pako për nevojtarët në komunën tonë. Një pako e cila ka vlerën e 25 eurove përmban mjete ushqimore të nevojshme për jetesë, e gëzon një familje që ndoshta edhe nuk e ka mundësin ti blejnë. Planet e komisionit “Bereqeti” në të ardhmen janë që për fëmijët jetim nën moshën 13 vjeçare të sigurnojnë një ndihmë mujore nga 30 euro.