Politikë Më shumë

Akademia malazeze e ka tërhequr fjalorin ?

Prej tvteuta12:42, 23 Shtator 2016

Fjalori i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, i cili ngjalli debate të shumta në opinionin publik për shkak të fjalëve fyese ndaj popujve pakicë, nuk ndodhet në shitje në libraritë e Podgoricës, shkruan Pobjeda.

Nga Akademia si arsyetim për këtë  është  cilësuar Rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Malit të Zi, me të cilën këtij institucioni i është sugjeruar ta tërheq fjalorin nga perdorimi. Burime të kësaj gazete pranë Akademisë malazeze kanë konfirmuar se punimi i fjalorit në të ardhmen i është besuar Qendrës Leksikografe e cila funksionon në kuadër të akademisë.

Të përkujtojmë se Rezoluta e miratuar më parë në Kuvendin e Malit të Zi është inicuar nga deputetët Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj.

  • 1

    Radio