Sociale Më shumë

Akademia e shkencave: Gabimet në fjalor do të ndreqen

Prej tvteuta15:44, 16 Qershor 2016

Këshilli i Akademisë së shkencave të Malit të Zi për punimin e fjalorit, ka dalë me një deklaratë në të cilën thuhet se gabimet evidente që janë bërë në punimin e tij do të përmirsohen.

Nga ky Këshill thonë se megjithë zhurmën e madhe dhe të pazakontë të krijuar rreth fjalorit, deri tani kanë mbërritur vetëm vërejtjet e deputetes së Parlametit shqiptar Ledi Shamku, të cilës i është kthyer përgjigja, dhe organizatës Kvir Montenegro e cila është duke u shqyrtuar.

Nga ky këshill u bëjnë thirrje të interesuarve që të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet në lidhje me fjalorin ti dërgojnë në adresë të Këshillit për punimin e fjalorit dhe Akademisë Malazeze, në mënyrë që gabimet të përmirsohen në edicionin e ri.

  • 1

    Radio