Sociale Më shumë

Aftësim për 125 praktikant (video)

Prej tvteuta14:06, 21 Janar 2015

Sikurse viteve të  tjera në bazë të ligjit mbi aftësimin profesional të personave me kualifikim të lartë me 15 shtator të vitit të kaluar është shpallë thirrja publike për punëdhënës të interesuar për realizimin e programit për aftësim profesional  personave me kualifikim të lartë. Afati për paraqitjen e punëdhënësve  ka qenë 20 tetori 2014. Në nivel të Malit të Zi janë paraqitur 7.000 vende të lira pune,ndërsa në komunën e Ulqinit ka pasur kërkesa prej 41 subjekteve të ndryshme. Nga ky numër 31 vende pune në sektorin privat,10 në atë publik, deklaroi  Hasan Gjoni, udhëheqësi i Entit për punësim.

 

Nga data 20 tetor deri më 20 nëntor 2014 në program janë lajmëruar personat e interesuar për aftësim profesional. Paraqitja është bërë në mënyrë elektronike në sajtin e Drejtorisë për Kuadro të Malit të Zi .Në nivel të Malit të Zi janë lajmëruar 3.928 persona në rrethin e parë,ku edhe e kanë fituar të drejtën për aftësim,ndërsa 580 persona nuk kanë mundur të kualifikohen .

Në komunën e Ulqinit në rrethin e parë fituan mundësinë që të aftësohen 125 praktikant,prej të cilëve 95% janë vendas,të tjerët nga komunat tjera të Malit të Zi.

Nga data 15 janar 130 praktikant kanë lidhur kontratën për aftësim profesional i cili zgjat 9 muaj,që llogaritet si përvojë pune,të aftësuar për dhënien e provimit shtetëror.

Në Entin për punësim në ditën e sotme presin 1,220 punëtorë,nga ky numër 523 të gjinisë femërore. Me pajisje të lartë shkollore  dhe fakultet në Entin për punësim presin 335 persona,nga ky numër 184 femra.

  • 1

    Radio