Afro 28 mijë azilkërkues nga Kosova janë kthyer brenda dy vjetësh
Prej tvteuta31 October 2016

Dhjetë mijë azilkërkues nga Kosova janë kthyer gjatë këtij viti nga shtetet perëndimore.Të kthyerit janë kryesisht qytetarë që e kanë lënë vendin në valën e largimit masiv, dy vjet më parë. Më së shumti janë kthyer nga Gjermania, mbi 4 mijë persona. Dhe është pikërisht Qeveria gjermane që pritet të vazhdojë largimin e azilkërkuesve. Javën e kaluar Berlini zyrtar ka bërë të ditur se nga afro 550 mijë azilkërkues nga vendet e ndryshme të botës, janë 68.594 shtetas të Kosovës të cilëve u janë refuzuar kërkesat për qëndrim në këtë vend. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka dhënë ende sqarim zyrtar lidhur me vendimin e autoriteteve gjermane.