Aktuale Më shumë

Administrata vendore në proceset reformuese

Prej tvteuta12:30, 14 Tetor 2022

Në Ulqin u organizua diskutimi tematik “Proceset reformuese në administratën vendore” në të cilin morën pjesë zyrtarë të Komunës së Ulqinit dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Pjesëmarrësit patën mundësi të informohen nga funksionarët e Qeverisjes Vendore për ndryshimet e reja në skemën organizative te Administratës së Komunës, për qasjet e reja proaktive në transparencën dhe hapjen ndaj komunitetit si dhe çështje tjera që ka përfshirë riorganizimi i Qeverisjes Vendore.

Pika më e rëndësishme e takimit ishte Raporti i Pushtetit Vendor me organizatat joqeveritare, duke filluar që nga informimi i OJQ-ve për të gjitha çështjet që lidhen me fushëveprimin e tyre, pastaj konsultimi i tyre për programet dhe politikat zhvillimore lokale; pjesëmarrja e OJQ-ve në grupet punuese në hartimin e vendimeve, planeve, strategjive si dhe financimi i projekteve të OJQ-ve lokale nga buxheti i Komunës.

Zyrtarët e Komunës deklaruan se do të zhvillojnë mekanizma të reja për forcimin e partneritetit me sektorin joqeveritar, duke ndarë shumë më tepër fonde se deri tani dhe duke mundësuar përfshirjen e OJQ-ve në procesin e hartimit të politikave lokale.

Aktiviteti i sotëm është pjesë e projektit REFORMA QË KUPTOJMË TË GJITHË i cili mbështetet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi, në kuadër të thirrjes publike për financimin e projekteve/programeve të organizatave joqeveritare  për vitin 2022 me titull “Së bashku përmes reformës së administratës publike”.

  • 1

    Radio