Politikë Më shumë

Abazoviq,Samiti i Ballkanit i Hapur iniciativë është e suksesshme

Prej tvteuta11:06, 3 Shtator 2022

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq në ditën e dytë të vizitës së tij në Beograd, nga Samiti i Ballkanit të Hapur, vlerësoi se se kjo iniciativë është e suksesshme dhe se pret që Mali i Zi të bëhet pjesë e saj. Ai theksoi se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një politikë të re, progresive.
“Kemi provuar grindje, konflikte, e vetmja gjë që nuk e provuam ishte bashkëpunimi. Është koha për të zgjedhur paqen dhe përparimin. Është koha të kuptojmë se fleksibilitet më i madh i kufijve nuk do të thotë ndryshim i tyre”, tha Abazoviq. Në margjinat e samitit Abazoviq është takuar me ministrin e jashtëm turk Mevlut Çavushoglu. Ata kanë biseduar për problemin e fabrikës së hekurit në Nikshiq, ndërsa ministri turk, siç njoftojnë nga Qeveria, ka thënë se ngjarjet me kompaninë Toshçelik kanë mundur të shmangen. Abazoviq kërkoi që zyrtarët turq të nivelit më të lartë të angazhohen për zgjidhjen e problemit, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për punëtorët e Uzinës së hekurit.

  • 1

    Radio