Aktuale Më shumë

Abazoviq vazhdon vizitën në SHBA, sot në konferencë për integrimet evropiane të Ballkanit perëndimorë

Prej tvteuta09:34, 20 Shtator 2022

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës
janë partneri më i rëndësishëm i politikës së jashtme, ndërsa presidenti amerikan Jo Biden mund ta shpëtojë Ballkanin Perëndimor të mos bie nën ndikimin rus dhe kinez. Ai, në intervistën për “Pavlloviq Tudej” vlerësoi se korrupsioni është gjenerator i nacionalizmit, duke shtuar se nëse rajoni shkon drejtë nacionalizmit dhe konfliktit, atëherë ai do të jetë objektiv i lehtë i ndikimit të huaj. “Pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndikimin rus apo kinez, nëse Biden mendon se ai duhet të parandalohet, do të mjaftonte për të ndaluar aktorët politikë që Malin e Zi dhe rajonin ta çojnë në atë rrugë”, tha ai.
Abazoviq foli edhe me Dejmon Villson, kryetar e drejtor ekzekutiv i Fondit Kombëtar të Demokracisë, për integrimin rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe përgjigjen e Aleancës së NATO-s ndaj agresionit rus në Ukrainë, përfshirë këtu edhe përpjekjet për të kundërshtuar ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.

  • 1

    Radio