Aktuale Më shumë

Abazoviq: Uroj koalicionin e ri të Beçiqit dhe Gjukanoviqit

Prej tvteuta12:57, 20 Gusht 2022

Mendoj se shumë gjëra janë më të qarta, përgëzoj koalicionin e ri të Alekse Beçiqit dhe Milo Gjukanoviqit, shpresoj që shpejt të bien dakord për një qeveri të re, tha Dritan Abazoviq në deklaratën e tij të parë pas votimit të mosbesimit në qeverinë e tij.

“Ne jemi gati të bëjmë dorëzimin. Kjo është qeveria më gjithëpërfshirëse që ka ekzistuar ndonjëherë, nuk ka pasur qëndrim revanshist ndaj askujt. Unë do të doja që çdo qeveri e ardhshme të ishte e tillë,” tha Abazoviq në një konferencë për shtyp në Parlamentin e Malit të Zi.

Ai tha se i vjen keq që krimi i organizuar ende përdor tentakulat e tij për të menaxhuar ende marrëdhëniet politike.

“Jam krenar për gjithçka që kemi bërë në 100 ditë. Do të kujtohemi si Qeveria që zgjati më pak. Ne do të bëjmë gjithçka që qeveria që do të formohet pas zgjedhjeve ta çojë Malin e Zi në BE”, tha Abazoviq.

Ai tha se URA nuk do të marrë pjesë në Qeveri nëse formohet para zgjedhjeve.

“Sa kam kuptuar ky është qëndrimi edhe i SNP-së. Jemi ulur shumë në tavolinë, kemi formuar dy qeveri, është logjike që dikush tjetër të marrë iniciativën. Beçiq, Gjukanoviq dhe Shehoviq le të krijojnë një shumicë të re”, tha Abazoviq dhe shtoi se është privilegj të jesh në opozitë me “këtë lloj DPS”.

I pyetur se si do të jenë zgjedhjet e reja pa Gjykatën Kushtetuese, ai tha se problemi më i madh është se si do t’i kryejnë tani obligimet ndaj qytetarëve.

“Nëse vjenë deri tek ndonjë krizë, dhe ata pensionistë që duhet të marrin pension të shtuar nga  1 shtatori ashtu edhe nga 1 janar,nuk e marrin atë, le të shikojnë gjithmonë Beçiqin dhe Gjukanoviqin”, ka thënë Abazoviq.

  • 1

    Radio