Aktuale Më shumë

Abazoviq takohet me drejtuesit e EEMZ. “Bilanci negativ shqetësues.”

Prej tvteuta16:40, 9 Nëntor 2022

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq, ishte sot në Nikshiq, ku pas një takimi me menaxhmentin e EEMZ, deklaroi se ishte i shqetësuar për deficitin financiar të kompanisë prej rreth 60 milionë euro, por shtoi se alternativa tjetër ishte rritja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët, gjë që nuk e kanë bërë, duke i kursyer qytetarëve 650 milionë euro.

“Minusi ndodhi sepse në muajt e verës u bëmë importues të mëdhenj të energjisë elektrike, në atë kohë çmimi i energjisë elektrike në bursë arrinte në 800 euro MWh , ndërsa për qytetarët ishte  50 euro MWh. Pra importonim 12 herë energji më të shtrenjtë se sa ua kemi shitur qytetarëve.Duhet ta rregullojmë atë minus në stinët kur jemi prodhues.”,tha Abazoviq. Siç theksoi, Mali i Zi është një nga vendet e rralla që nuk e ka rritur çmimin e rrymës për qytetarët e tij dhe “e kanë bërë sakrificën me vetëdije”.

“EEMZ është pronë e qytetarëve të Malit të Zi, dhe qytetarët dhe ekonomia kanë të drejtë të përdorin përfitimet dhe të ndjejnë se dikush kujdeset për ta në këto kohë të vështira. Ne kemi garanci se me një sezon mesatar të reshjeve,  mund të kemi edhe bilanc të mirë deri në fund të vitit, nëse jo, atëherë bilanci do të përmirësohet ndjeshëm në pranverën e vitit 2023”, tha Abazoviq, duke shtuar se qëllimi i tyre është të ruajnë qëndrueshmërinë financiare të kompanisë.

  • 1

    Radio