Abazoviq: Sulmet janë me prapavijë politike. ASK fajëson rusët

Prej tvteuta18:32, 26 Gusht 2022

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq ka vlerësuar se sulmet e fundit kibernetike ndaj serverëve të Qeverisë janë të motivuara politikisht, duke thënë se këto janë sulme shumë të rënda. Ai tha se sot në orën 14:30 do të mblidhet Këshilli për Sigurinë e Informacionit, i udhëhequr nga ministri i Administratës Publike, dhe se për çdo gjë do të ketë një raport të shkruar.  Abazoviq deklaroi se autoritetet Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Mbrojtjes po monitorojnë situatën.

“Për mendimin tim modest, është një sulm i motivuar politikisht. “, tha Abazoviq duke aluduar se sulmet janë pjesë e tentativave për destabilizimin e vendit. Ai falenderoi edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët, siç tha ai, që nga mëngjesi i së shtunës kanë qenë një mbështetje e madhe për institucionet e sistemit në ekspozimin e sulmeve dhe mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve. Abazoviq po ashtu njoftoi se sot do të mblidhet edhe Këshilli për Siguri Kombëtare i cili do të analizojë situatën e sigurisë.

Ndërkohë, Agjencia për Siguri Kombëtare doli me informacion se sulmi kibernetik po orkestrohet nga shërbimet ruse, të cilët janë të njohura për sulme të tilla, dhe se në vijim ato mund të zgjerohen, duke përfshirë edhe pjesë të tjera të infrastrukturës shtetërore.

  • 1

    Radio