Abazoviq: Pushteti i kaluar ishte i dështuar, ashtu si edhe ai aktual

Prej tvteuta10:11, 15 Nëntor 2016

Këshilltari i URA-s Dritan Abazoviq, tha dje në seancën e Kuvendit Komunal, se pushteti i kaluar në të cilin merrte pjesë edhe partia e tij, u tregua si i dështuar, dhe për këtë ai nuk i largohet as pëgjegjësisë së vet.

Si shkaktarin kryesor për këtë ai cilësoi Forcën e Re Demokratike, e cila siç tha ai, me 60% të pushtetit duhet të mbajë edhe përgjegjësinë më të madhe.

Ai nuk ngurroi të kritikojë edhe pushtetin aktual, i cili  sipas tij nuk është duke arritur të sigurojë asnjë investim kapital, dhe si të vetmen arritje ka shlyerjen e rrogave të puntorëve nëpërmes kredisë. Në këtë mënyrë , tha Abazoviq, kredia prej 5 milion eurosh ka shkuar dëm, dhe në të njëjtën mënyre pritet të përfundojnë edhe kreditë e ardhshme.

  • 1

    Radio