Aktuale Më shumë

Abazoviq: Piperoviq para se të bëjë moral, t’i paguaj detyrimet ndaj shtetit

Prej tvteuta18:37, 25 Gusht 2022

Zoran Piperoviq, përfaqësuesi ligjor i kompanisë Bemaks, para se të bëjë moral për këtë kompani, do të ishte mirë që më parë të kryente obligimet ndaj shtetit, të cilat nuk janë të vogla, , tha sot kryeministri Dritan Abazoviq, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

“Le ta ndihmojë buxhetin e shtetit, le t’i kryejë obligimet ndaj shtetit dhe pastaj le të vazhdojë të shërbejë” – tha Abazoviq, duke komentuar deklaratën e Piperoviq se Abazoviq lidhjet e kompanisë Bemaks, si dhe personave Ranko Uboviq dhe. Zoran Lazoviq me kontrabandën e cigareve në Porti i Tivarit, duhet t’i mbështesë me prova.

Piperoviq  dje kërkoi nga kryeprokurori special Vlladimir Novoviq që të hetojë akuzat e Abazoviq, duke thënë se kryeministri ka bërë akuza dhe kualifikime të rënda, për të cilat duhet të njoftojë prova konkrete . Abazoviq tha sot në konferencë për media se beson se Piperoviq, përndryshe “fqinj i tij i nderuar nga Ulqini”, “ka arsye të forta financiare për punën që bën”.

“Jam në dispozicion të Prokurorisë Speciale dhe autoriteteve. Unë thashë që bëhet fjalë për të dhëna operacionale, jam plotësisht i sigurt në veten time, dhe pa marrë parasysh se si do të zhvillohen proceset politike , mbane mend- do të vijë dita kur dikush do të thotë: “Ai Dritani kishte absolutisht të drejtë” – tha Abazoviq. Sa i përket vetes, shtoi ai, do të vazhdojë të reklamojë Bemaxin falas.

  • 1

    Radio