Aktuale Më shumë

Abazoviq për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare: “Gjykata Kushtetuese duhet të çohet prej gjumit”

Prej tvteuta17:23, 19 Mars 2023

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, lidhur me paqartësistë e kushtetueshmërisë së shpalljes së zgjedhjeve parlamentare, tha se ka ardhur koha që Gjykata Kushtetuese pas sigurimit të kuorumit, të fillojë të kryej funksionin e vet.

“Tani ka kuorum dhe është fare e paqartë pse nuk marrin masa dhe sjellin vendim që janë pjesë e punës së tyre. Për të eliminuar të gjitha dilemat, nëse diçka është kushtetuese apo jo, mendoj se është mirë që të kemi një vendim përfundmtar të Gjykatës Kushtetuese.” – tha Abazoviq.

Sipas tij, në zgjedhje parlamentare do të shkohet herët apo vonë dhe në to do të tregohet përsëri gatishmëria e popullit për të përkrah politikat zhvillimore.

“Nëse dikush mendon se do të kthehemi në atë çka ishte para 2020, unë këtë e shoh si diçka shumë të pamundur.”- përfundoi Abazoviq.

  • 1

    Radio