Aktuale Më shumë

Abazoviq për Fox News: Qëllimi kryesor është anëtarësimi në BE

Prej tvteuta15:41, 17 Shtator 2022

Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq ishte i ftuar në Fox News, në një nga emisionet më të ndjekura të lajmeve në Shtetet e Bashkuara, “Raporti special me Bret Bayer”, njoftoi Qeveria.

Gjatë një interviste të shkurtër me Griffin, Abazoviq diskutoi perspektivën evropiane të Malit të Zi, ndikimet negative të huaja.

“Ne kemi ndikime të ndryshme, politike, ekonomike, jo vetëm nga Rusia, por edhe nga Kina. Qëllimi ynë kryesor është anëtarësimi në BE, ashtu siç jemi anëtarë të NATO-s”, tha Abazoviq.

Temë kanë qenë edhe sulmet kibernetike në rrjetin informativ të Qeverisë së Malit të Zi, të cilat kanë filluar më 22 gusht.

“Në vendin tonë kanë mbërritur ekspertë të FBI-së, Francës, Britanisë së Madhe, të cilët do të hetojnë se çfarë ka ndodhur me sistemin tonë. Për momentin nuk mund të them nëse është bërë nga rusët, iranianët apo dikush tjetër”, tha Abazoviq.

  • 1

    Radio