Aktuale Më shumë

Abazoviq; Nuk shoh asnjë arsye që Gjuroviq të japë dorëheqjen

Prej tvteuta09:23, 8 Shtator 2022

 

Kryeministri i Malit të Zi, në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, tha se nuk sheh ndonjë arsye që kryetarja e Kuvendit, Daniella Gjuroviq, të japë dorëheqje.

“Nuk shoh asnjë arsye që ajo të japë dorëheqjen apo të fitojmë një kryetar të ri të Kuvendit. Nëse është objekt i një marrëveshjeje, pse jo”, u tha Abazoviq gazetarëve pas vizitës në Portin e Tivarit. Ai tha se ata që e “shantazhojnë të japë dorëheqjen” kanë mundësi të vazhdojnë seancën me PDS-në dhe t’i votojnë mosbesimit kryetarit të Kuvendit.

Ai, ka deklaruar se mbledhja e shumicës së vjetër parlamentare është zhvilluar në një atmosferë korrekte.
“Kolegët më thanë se nuk janë përmendur emra konkretë. Nuk do të paragjykoja asgjë, të gjitha opsionet janë në tavolinë”, tha Abazoviq. Ai tha se, Mali i Zi, ka nevojë për stabilitet politik, duke shtuar se mbetet për t’u parë nëse do të arrihet kjo përmes Qeverisë së re apo zgjedhjeve. Në pyetjen që të komentojë  grupimin e paralajmëruar të opozitës në zgjedhjet lokale në Podgoricë, Abazoviq, është përgjigjur se e përkrah këtë.

  • 1

    Radio