Abazoviq: Nuk ka zgjidhje që na lë jashtë pushtetit
Prej tvteuta26 September 2022

Kryeministri në mandatin teknik dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq ka vlerësuar se nuk ka zgjidhje që do ta linte atë parti jashtë pushtetit. “Në Malin e Zi ka pak konfuzion politik, por nuk mendoj se ka një zgjidhje që do të na linte jashtë qeverisë”, tha Abazoviq për “Gardijan”. “Ajo që u kemi premtuar partnerëve tanë në Departamentin e Shtetit është se do të kemi patjetër një paketë kontrolli të qeverisë dhe se do të mbajmë sektorin e sigurisë dhe politikën e jashtme”, tha Abazoviq. Ai tha se qeveria e tij u përmbys nga ndikimi politik i krimit të organizuar pasi ndaloi kontrabandistët e kokainës dhe cigareve. Abazoviq tha se “problem është presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq”. “Ky është mendimi im personal, sepse ai është thellësisht i përfshirë në korrupsion”, tha Abazoviq.