Politikë Më shumë

Abazoviq: Nuk ka asnjë konfirmim se Rusia qëndron pas sulmit kibernetik

Prej tvteuta10:34, 2 Shtator 2022

Kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se Rusia qëndron pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve shtetërore.

Më duket se qëndrimi i disa institucioneve të sistemit, zëvendëskryeministrit dhe ANB-së, u përshpejtua se pas kësaj qëndron Rusia sepse ne nuk kemi konfirmim zyrtar për këtë dhe as partnerët tanë ndërkombëtarë nuk kanë mundur të konfirmojnë apo mohojnë këtë çështje”, ka thënë Abazovic në një intervistë për të përditshmen Vijesti.

I pyetur se mbi bazën e të cilave e kanë shprehur një qëndrim të tillë, ai ka thënë se është i motivuar politikisht.

“Mendoj se nga ana e politikanëve ka qenë e motivuar politikisht dhe nga ana e Agjencisë, siç na kanë shpjeguar, ka treguar metodat e përdorura në disa vende të tjera. Por nëse dilni me një qëndrim të ashpër, veçanërisht në kontekstin e gjithçkaje që po ndodh në Ukrainë, mendoj se është pak e nxituar.

Nëse më pyesni për qeverinë, kam detyrim të përsëris se 15 ditë para formimit të qeverisë minoritare, kemi pasur sulme dhe raportime për bomba të vendosura nëpër shkolla, është bërë presion i madh në sektorin e sigurisë se ishte i paaftë, se nuk zbuloi dot, në fund rezultoi se e bënin edhe të mitur.

“Nuk mund të them se sulmi aktual është i mirë, por ka filluar menjëherë pas votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë”, tha Abazoviq.

ANB njoftoi një javë më parë se struktura e informacionit të qeverisë është nën sulme të forta kibernetike të koordinuara nga shërbimet ruse.

  • 1

    Radio