Aktuale Më shumë

Abazoviq: Nuk jemi për deklarim tjetër për ligjin. Më parë të zhbllokohet Gjykata Kushtetuese

Prej tvteuta15:38, 6 Nëntor 2022

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Qytetare ABR, Dritan Abazoviq tha se në partinë e tij mendojnë se Kuvendi nuk duhet të vendos më për ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, para seancës kur do të votohet për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.  Kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, ka njoftuar se seanca në fjalë me shumë gjasa do të mbahet më 22 nëntor.

“Ne jemi që më 22 nëntor të zgjedhen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, e pas të kontrollohet Ligji për Presidentin, si dhe ligjet tjera dhe të krijohen të gjitha kushtet për zgjedhje. Mendojmë se do të ishte mirë të mos deklarohemi për herë të dytë deri atëherë”, ka thënë Abazoviq për “Vijesti”.

Nëse ndryshimet kthehen në Kuvend nga presidenti Gjukanoviq, ashtu edhe siç pritet,  dhe nëse deputetët i votojnë sërish, Gjukanoviq, sipas Kushtetutës, do të jetë i detyruar ta shpallë ligjin. Disa juristë, përfaqësues të sektorit civil dhe parti vlerësuan se ndryshimet shkelin rëndë Kushtetutën, ndërsa përfaqësuesit diplomatikë të vendeve perëndimore shprehën shqetësimin për vendimin, duke shtuar ndër të tjera se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese  duhet të zgjedhen urgjentisht. Asnjë nga katër kandidatët e propozuar për gjyqtarë nuk mori mbështetjen e nevojshme në raundin e parë të votimit, të mbajtur në fund të tetorit, ndërsa gjykata në fjalë ka pothuajse dy muaj pa kuorum pune.

  • 1

    Radio