Aktuale Më shumë

Abazoviq në samitin e dytë të platformës së Krimesë

Prej tvteuta10:35, 24 Gusht 2022

Kryetari i qeverisë së Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, morri pjesë në samitin e dytë të platformës së Krimesë, me ftesë të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Kabineti i Abazoviqit tha se platforma e Krimesë u mbajt për herë të parë vitin e kaluar në Kiev dhe se ajo mblodhi së bashku një numër të madh të presidentëve të shteteve, kryeministrave, ministrave dhe zyrtarëve evropianë e ndërkombëtarë.
“Përmes iniciativës së platformës së Krimesë, ndër të tjera, ajo dënon dhe i bën thirrje Rusisë të ndalojë agresionin e saj ushtarak kundër Ukrainës, të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe humanitare, si dhe të drejtat e pakicave, por edhe të çlirojë Krimenë dhe ta kthejë atë në kujdesin e Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
Nga kabineti është kumtuar se samiti i këtij viti, për shkak të ngjarjeve të luftës, u organizua në format online.

  • 1

    Radio