Aktuale Më shumë

Abazoviq në Prokurorinë Speciale. Deklaratë për kontrabandën e cigareve

Prej tvteuta15:20, 5 Shtator 2022

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq ishte sot në Prokurorinë Speciale, ku dha deklaratë lidhur me njohurit të tij për kontrabandën e cigareve. Pas daljes nga Prokuroria ai tha se ka sqaruar skemën se si funksionon kontrabanda dhe pret që ky organ të ndërmarrë veprime brenda jurisdiksionit të vet dhe të përcaktojë nëse ajo që u tha është e vërtetë apo e rreme dhe në bazë të kësaj arrihet në përfundime të caktuara. Sipas tij, të gjithë e dinë se kontrabanda e cigareve me dekada përbën pjesën më të madhe të krimit të organizuar në Mal të Zi.

“Teza ime është se duke shkatërruar kontrabandën e cigareve dhe atë lloj krimi të organizuar, shkatërrohet edhe piramida e kontrabandës së kokainës dhe ndikimi i disa strukturave politike në mbrojtjen e kriminelëve në Mal të Zi. Ky është një proces i ndërlidhur. Unë jam i kënaqur. Mbetet të shihet se çfarë mund të bëjmë, është çështje e komplikuar dhe prokurorët kanë nevojë për informacione dhe njoftime”, tha ai. Abazoviq tha se para prokurorit ka folur për emra konkretë dhe se ka zgjeruar listën, por për gazetarët nuk ka dhënë emra. Ai tha se personat e implikuar në kontrabandën e cigareve mund të vendosen në lidhje edhe me vrasjen e kryeredaktorit të gazetës “Dan” Dushko Jovanoviq, por se për këtë sot nuk ka folur me prokurorin. Kryeministri tha gjithashtu se është i kënaqur sepse tashmë tema e kontrabandës së cigareve ka kaluar në institucionet e duhura.

  • 1

    Radio