Aktuale Më shumë

Abazoviq në ndarjen e çmimeve për profesionistët e mediave

Prej tvteuta14:30, 18 Shtator 2022

Kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq, mori pjesë mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për profesionistët e medias nga e gjithë bota, e cila u organizua nga Transatlantic Leadership Network (TLN) në sallën qendrore të Klubit Kombëtar të Shtypit në Uashington. Si një nga gjashtë laureatët e “Lirisë së Medias”, një nga themeluesit e Vijesti, Zheljko Ivanoviq, fitoi çmimin në kategorinë e komenteve dhe kritikave të jashtëzakonshme.

Përveç Ivanoviq, medaljen e artë e mori edhe Jennifer Griffin, bashkëpunëtore e Fox News për sigurinë kombëtare në Pentagon, ndërsa medaljen e artë për punë investigative në mediat e huaja e mori Olga Rudenko, kryeredaktore e Kiev Independent nga Ukraina”, njoftohet nga Qeveria. Abazoviq në ceremoni theksoi se nuk ka nder më të madh se të marrësh pjesë në një ngjarje ku qytetarët e Malit të Zi shpërblehen me çmime për sukses.

“Qëllimi është të tregojmë se qëndrojmë me njerëzit që luftojnë për lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën dhe në këtë mënyrëi sjellin sukses vendit të tyre”, theksoi Abazoviq.

  • 1

    Radio