Aktuale Më shumë

Abazoviq, në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së

Prej tvteuta12:04, 21 Shtator 2022

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, ka mbërritur dje në hapjen e Asamblesë së përgjithshme të OKB në Nju Jork, duke shfrytëzuar biçikletën me bashkëpunëtorët e vet, është kumtuar nga kabineti i kryeministrit.
Ata kanë sqaruar se ai, në këtë mënyrë ka dëshiruar të tërheqë vërejtjen në rëndësinë e mbrojtjes të ambientit jetësor si dhe domosdoshmërinë e zhvillimit dhe promovimit të ndërgjegjes ekologjike në botë. Abazoviq ka rikujtuar se Mali i Zi është i vetmi vend në botë i cili me kushtetutën e vet është rregulluar si shtet ekologjik dhe se, pikërisht, në ditën e djeshme, para tridhjetë e një vjetësh Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar Deklaratën me të cilën është shpallur vend ekologjik.
Kryeministri, të premten, më 23 shtator, do të flasë në mbledhjen e 77-të të Asamblesë së përgjithshme vjeshtore të OKB.

  • 1

    Radio