Politikë Më shumë

Abazoviq : Ndërkombëtarët duan një parlament që është produkt i zgjedhjeve të lira

Prej tvteuta14:20, 25 Maj 2016

Dritan Abazoviq një ndër propozuesit e “Lex Specialis”, mbi situatën e krijuar politike dhe implementimin e ligjit në fjalë, shprehet  për televizionin Teuta, optimist dhe shpreson se ky model i krijuar do të sigurojë zgjedhje të lira në Mal të Zi. Ai deklaron se, kjo nuk është qeveri për të udhëhequr apo për të krijuar politika, kjo është qeveri që ishte e themeluar vetëm për shkak të besimit në votime të lira dhe pesë anëtar në qeveri që vinë nga opozita kanë detyrë të kontrollojnë dhe të bëjnë monitorimin e procesit zgjedhor. Meqënëse afati është tepër i shkurtër marrëveshja ka qënë gati që në mars por për shkaqe të ndryshme poltike kanë humbur dhe dy muaj, që është një humbje e madhe por do të shohim që gjatë këtyre 5 muajve para zgjedhjeve, që të krijohet një frymë e re besimi. Ndërkombëtarët nuk duan një parlament ku nuk ka besim, por vetëm nëse është produkt i zgjedhjeve të lira, dhe kjo ka qënë presion për qeverin e Malit të Zi, që të marrë disa hapa që nuk janë normale. Por mes protestave që kemi pasur  në kryeqytet dhe një sistemi brenda institucioneve,  do të provohet të menaxhohet  procesi zgjedhor e të krijohet një bindje për zgjedhje të lira.

Ai gjithashtu shprehet që është optimist për implementimin e ligjit të Lex Specialis edhe pse afati është i shkurtër .

  • 1

    Radio