Aktuale Më shumë

Abazoviq mbërrin në Vatikan

Prej tvteuta12:12, 10 Tetor 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka mbërritur në Vatikan, ku është pritur nga Garda Episkopale Zvicerane.

Abazoviq ndodhet në ë vizitë zyrtare dyditore në Selinë e Shenjtë, me ftesë të kreut të Kishës Katolike Romake, Papa Françeskut. Pas audiencës me Papa Françeskun, siç është paralajmëruar, janë planifikuar takime edhe me Sekretarin e Shtetit, Kardinal Parolin, si dhe me Sekretarin për marrëdhëniet e Selisë së Shenjtë me vendet e tjera, mons. Paul Richard Gallagher.

“Është planifikuar që Abazoviq dhe delegacioni i tij të vizitojnë Bibliotekën Apostolike, ku do t’i prezantohen dy dorëshkrime me rëndësi historike për Malin e Zi. I pari është letërkëmbimi i mbretit të Duklës Mihailo Vojislavljeviq me Papa Gregorin VII, i datës 9 janar 1078. ndërsa i dyti është origjinali i veprës monumentale të Kryepeshkopit Andrija Zmajeviq ‘Kronika e Kishës’, dorëzuar Vatikanit në vitin 1694. Kryeministri Abazoviq do të jetë zyrtari i parë shtetëror i Malit të Zi, të cilit do t’i zbulohen dokumentet e përmendura, të cilët janë zbuluar në dy vitet e kaluara”, thonë nga Qeveria e Malit të Zi.

  • 1

    Radio