Abazoviq: Marrëveshjen do ta nënshkruaja edhe sikur të mbetem pa asnjë votues. Marreveshja nuk ka shkaktuar asgje negative në Mal të Zi
Prej tvteuta19 August 2022
Gjatë diskutmit mbi mocionin e qeverisë Abazoviq, deputeti I Demokratëve Boris Bogdanoviq, tha se Qeveria e Abazoviqit është fshehur pas Marrëveshtjes themelore, duke qendruar me shtatë ministra të cilët ishin kundër kësaj marrëveshje. “Kjo qeveri ka premtuar besimin por është nisur me revanshizëm. Një flasin, tjetër punojnë”, theksoi ndër të tjera Bogdanoviq. Nga ana tjetër kryeministri Abazoviq I tha deputetit Bogdanoviq se nuk mshehet pas Kishës ortodokse serbe dhe se Marrëveshjen themelore do ta nënshkruante edhe sikur të mbes pa asnjë votues. “Nuk kam asnjëfarë kalkulimi politik. Unë do ta bëja këtë sepse kjo është çështje e drejtësisë dhe të ardhmes së Malit të Zi, dhe kjo marrëveshje nuk ka shkaktuar asgjë negative në Mal të Zi”, veçoi Abazoviq.