Abazoviq: Lufta kundër kontrabandës së cigareve ka filluar më 2020. Më parë nuk kishte vullnet

Prej tvteuta17:42, 16 Nëntor 2022

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha sot se aktivitetet për të luftuar kontrabandën e cigareve filluan në vitin 2020, kur u formua qeveria e re dhe se më parë ata as nuk ekzistonin, ndërsa shtoi se duhet që Prokuroria dhe Drejtoria e Policisë të lejohen të bëjnë punën e tyre.

Ai tha se është i kënaqur me punën e prokurorisë dhe policisë, por aksionet në të ardhmen duhet të kurorëzohen me veprime konkrete në mënyrë që të mësohet e vërteta. Sipas tij, tashmë deputetët kanë një pasqyrë shumë më të qartë për kontrabandën e cigareve dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me spiunazhin, ndërsa më herët nuk kishte vullnet politik për tu përballur me këto fenomene. Ai shtoi se është e rëndësishme që njerëz si kryeprokurori special Vladimir Novoviq dhe ushtruesja e detyrës së prokurores supreme të shtetit Maja Jovanoviq të jenë në institucionin e sistemit.

  • 1

    Radio