Politikë Më shumë

Abazoviq: Liderët e disa partive të pakicave janë pjesë e rrjetit korruptiv të Gjukanoviq

Prej tvteuta16:58, 3 Shtator 2020

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, për Deutsche Welle ka deklaruar se koalicioni që ai drejton nuk do ti japë përkrahje as partisë së Gjukanoviq, dhe as opsionit proserb dhe se partneritetet do të kërkojnë në bazë të parimeve që i kanë caktuar para zggjedhjeve. Ai shtoi se qëllimi kryeosr ishte rrëzimi i regjimit të Gjukanoviq, dhe se tani do të synohet formimi i qeverisë teknike, për çka pajtohen edhe subjektet e tjera opozitare. Në këtë qeveri, tha Abazoviq, nuk do të ketë vend për politikan dhe nuk do të ketë ndryshim të kurst të Malit të Zi sa i përket politikës së jashtme. Lidhur me rrezikun nga klerofashizmi dhe rikthimi në vitet 90-ta, Abazoviq tha se situata nuk është e mirë por se ajo do të stabilizohet dhe se një pjesë të fajit për incidentet e ka edhe mosreagimi i policisë. Lidhur me pjesmarrjen e partive të pakicave në qeverinë e re, Abazoviq shtoi se dyert për ta janë të hapura, por nuk di nëse ata do ta pranojnë , pasi një pjesë e liderëve të tyre jaë pjesë e rrjetit të korrupsionit të krijuar  nga partia në pushtet.

  • 1

    Radio