Aktuale Më shumë

Abazoviq: Konjeviq dhe Krivokapiq kanë shkaktuar skandal diplomatik

Prej tvteuta16:04, 19 Tetor 2022

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq, vlerëson se shkarkimi i ministrave Rashko Konjeviq dhe Ranko Krivokapiq, edhe pse qeveria është në mandat teknik, do të ishte brenda kornizave ligjore dhe kushtetuese. Ministrat, tha ai, i përgjigjen Kuvendit dhe Kryeministrit për punën e tyre.

“Duke pasur parasysh se në këtë moment nuk mund të themi me saktësi se kur do të kemi një qeveri të re, më duhet të them se ata që nuk ndjekin politikën e qeverisë, nuk do të ishte mirë të marrin pjesë në punën e saj”, tha Abazoviq. Ai u bëri thirrje deputetëve që të japin mendimin e tyre për këtë çështje, pasi Qeveria i kryen të gjitha detyrat e saj deri në zgjedhjen e një të reje.

Ai u ndal edhe tak vendimi i inspeksionit lidhur me vendosjen e pllakës në llogorin Murinj, vend ku në vitet 90-ta mbaheshin të burgosurit kroat. Abazoviq tha se ministrat Konjeviq dhe Krivokapiq kanë  mashtruar delegacionin shtetëror kroat dhe kanë shkaktuar një skandal të madh diplomatik. “Ata kanë vendosur një pllakë pa e njoftuar Qeverinë dhe organet kompetente me asnjë letër”, tha Abazoviq, duke shtuar se me këtë  dy ministrat kanë kryer vepër penale, ndërsa për veprimin nuk ishin të njoftuar as Ministria e Kulturës dhe as Kuvendi Komunal i Kotorrit.

  • 1

    Radio