Aktuale Më shumë

Abazoviq: Kështu do të duket stadiumi i ri në Ulqin

Prej tvteuta11:12, 5 Shtator 2023

Kryeministri Dritan Abazovic ka publikuar një video të stadiumit të ardhshëm në Plazhin e madh të Ulqinit.
Ky projekt, siç theksoi ai, do të shënojë një epokë të re në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe turizmit sportiv në komunën e Ulqinit.
“Rëndësia e ndërtimit të një kompleksi të tillë me fusha ndihmëse dhe përmbajtje përcjellëse nuk është vetëm në zhvillimin e sportit në vendin tonë, por edhe një volant për afirmimin e turizmit sportiv dhe rekreativ shkruan. Abazoviq.
Ai falënderoi Komunën e Ulqinit dhe kryetarin e saj Omer Bajraktari, si dhe Federatën e Futbollit të Malit të Zi.
“Ndoshta Liga e Kampionëve është një ëndërr, por jam i sigurt se ndeshjet e Ligës së Parë malazeze do të luhen së shpejti në stadiumin e ri. Suksese të gjithëve”, tha kryeministri.

  • 1

    Radio