Aktuale Më shumë

Abazoviq kërkon shkarkimin e Konjeviq dhe Krivokapiq

Prej tvteuta17:47, 17 Tetor 2022

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq ka paraqitur propozim në Kuvendin e Malit të Zi që zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Rashko Konjeviq dhe ministri i Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiq të shkarkohen nga postet e tyre.

“Në periudhën prej votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë deri në dorëzimin e këtij propozimi, veprimet publike të ministrave Konjeviq dhe Krivokapiq vazhdimisht kanë devijuar nga qëndrimi zyrtar i Qeverisë, ndërsa menaxhimi i tyre në departamentin e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme e ka penguar shumë punën e Qeverisë së 43-të.”, thuhet në sqarimin e propozimit që Abazoviq ia ka dërguar kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviq.

Që prej formimit të Qeverisë, por sidomos pas rrëzimit të saj, Krivokapiq dhe Konjeviq kanë qenë në luftë të vazhdueshme politike me kryeministrin, duke akuzuar njëri tjetrin për afera të ndryshme, sidomos lidhur me kontrabandën e cigareve. Ende nuk ka njoftime nëse subjektet politike do ta përkrahin propozimin e Abazoviq, dhe se kush mund të jenë personat që do të zevendësojnë ata në qeveri , nëse shkarkohen nga detyra.

  • 1

    Radio