Abazoviq hedh bombën: Konjeviq dhe Boshkoviq qëndrojnë pas tentativave për destabilizim. Pas të gjithave qëndron Bemax

Prej tvteuta15:16, 19 Gusht 2022

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, lëshoi sot në Kuvend akuza të rënda ndaj disa aktorëve në skenën politike në Mal të Zi, të cilët i akuzoi se punojnë në mbrojtje të klaneve kriminale.

Ai tha se sulmet ndaj Qeverisë kanë filluar pas sekuestrimit të cigareve në Portin e Tivarit, pas të cilave tha ai qëndron kompania Bemax dhe persona të lidhur me të.

Ai akuzoi direkt deputetët Rashko Konjeviq(PSD) dhe Predrag Boshkoviq(DPS) se janë kontraktuesit politik që qëndrojnë pas tentativave për destabilizim të vendit.

  • 1

    Radio