Abazoviq-Është prekur fundi
Prej tvteuta21:59, 13 Maj 2016
Deputeti i Pavarur Dritan Abazoviq ka vlerësuar se vendi në aspektin politik, sa I përket retorikës dhe ambijentit të përgjithshëm politik është shqetësues ,ky duhet të jetë fundi,andaj do të ishte mirë dhe shumë e dobishme që disa njerëz më në fund politikisht të pensionohen.
Duke komentuar mbi ngjarjet e sotme në parlament, ai tha se është i trishtuar, dhe ndihet shumë keq ,edhe si deputet ,edhe si qytetarë.
“Mendoj se vendi në kuptimin e plotë politik ,sa I përket një retorike dhe mjedisit të përgjithshëm politik ka prekur fundin “ ka thënë deputeti Abazoviq gazetarëve në Parlament.
Siç tha ai, janë dëgjuar akuza të ashpra të ndërjellta dhe shumë pak ka munguar të marrë një tjetër kahje ,përleshje fizike.
“Definitivisht ky vend meriton më mirë. Ka mundësi që e meriton edhe këtë gjendje , por përshtypja ime është se në këtë shtet nuk ka elemente për të vazhduar më tej dhe për të parë një përparim “, tha Abazoviq.