Aktuale Më shumë

Abazoviq: E papranueshme që importojmë energji. Kemi mbi 250 ditë me diell

Prej tvteuta17:29, 17 Nëntor 2022

Kryeministri i Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq, me ftesë të Mbretërisë së Norvegjisë, udhëheq delegacionin e vendit në Beograd në Konferencën Rajonale me titull: “Mundësitë e investimit në burimet e rinovueshme të energjisë në Ballkanin Perëndimor”, e cila po organizohet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë, në bashkëpunim me aleancën e biznesit Nordik, Shoqatën e Biznesit Norvegji-BiH dhe partnerët norvegjezë për bashkëpunim në fushën e energjisë.

Në konferencë, përveç kryeministrit Abazoviq, marrin pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltija.

Në konferencë për media kryeministri Abazoviq tha se konferenca nuk ka mundur të vijë në kohë më të mirë, pasi jo vetëm Ballkani Perëndimor, por e gjithë Evropa janë të goditur nga kriza energjetike, dhe se përvoja e Norvegjisë në ndërtimin e objeketeve energjetike është e mirëseardhur.

Ai tha se Mali i Zi ka disbalanc në prodhimin e energjisë, pasi dimrit prodhon ndërsa në verë detyrohet të importojë energji. Kjo tha ai është e paparanueshme, pasi shumica e qyteteve të Malit të Zi gjatë vitit kanë mbi 250 ditë me diell. Biseda tha ai është bërë kryesisht rreth ndërtimit të objekteve për prodhimin e energjisë dhe bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit në këtë drejtim.

  • 1

    Radio