Aktuale Më shumë

Abazoviq: Dobësimi i BE-së dëmton rrugën europiane të Malit të Zi

Prej tvteuta14:02, 25 Qershor 2016

Çdo dobësim i institucioneve europiane është në dëm të proceseve integruese të Malit të Zi, dhe hapin rrugë për veprimin e atyre forcave që në qeverisjen e tyre përdorin metoda jodemokratike, ka vlerësuar deputeti i URA-s Dritan Abazoviq.

Ai shtoi se personalisht nuk e kupton gëzimin e atyre përfaqësuesve të opozitës që përkrahin daljen e Britanisë nga Bashkimi Europain. “Është e vërtetuar tashmë historikisht se pa një presion nga jashtë ne nuk jemi në gjendje të kryejmë reformat e nevojshme”, tha në mes tjerash Abazoviq.

  • 1

    Radio